Lulzim Basha është zyrtarisht kryetar i PD edhe për 4 vitet e ardhshme. Rezultat e zgjedhjeve nuk kanë shumë nevojë për koment ku Basha ka marrë mbi 32 mijë vota nga 40 mijë vota në total, i ndjekur nga deputeti Agron Shehaj.
Rezultatet zyrtare i ka bërë publike, Jemin Gjana ku mësohet se kanë votuar 41 mijë anëtar ku për Lulzim Bashën kanë votuar mbi 32 mijë anëtarë duke lënë pas të gjithë kandidatët e tjerë.
Deklarata e Gjanës: Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar,. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhenat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të velfshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë.
Fatbardh Kadilli : 781 anëtare
Edit Harxhi: 983 vota
Agron Shehaj: 6 938 vota
Lulzim Basha: 32 mijë e 882 vota
Bazuar në këto të dhëna komisioni shpall zyrtyarisht fitues të garës Bashën. /albeu.com/