Ndërsa fokusi i NATO-s ka qenë për situatën në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është ndalur edhe tek marrëdhëniet me Kinën.
Për herë të parë aleanca e mbrojtjes ka vendosur të flasë për ato që ajo ka quajtur ‘sfidat që Pekini paraqet për sigurinë, interesat dhe vlerat’.
Kjo deklarate e shefit të NATO-s, vjen pasi prania ushtarake e Kinës është rritur në skenën botërore.
Vendi lançoi kohët e fundit aeroplanmbajtësen e tij të tretë dhe më moderne, duke iu bashkuar një grupi shumë të vogël kombesh që janë të afta të vendosin në terren këto lloj anijesh.
Tajvani, një ishull në Detin e Kinës Lindore shihet nga Kina si pjesë integrale e territorit të saj.
Në vitet e fundit, zyrtarët e Pekinit kanë kërcënuar me veprime ushtarake nëse bëhen përpjekje për pavarësi.
Ndërsa theksoi se Tajvani nuk është anëtar i NATO-s, kreu i NATO-s pranoi se ajo që ndodh me ishullin “ka rëndësi për aleatët e NATO-s”.
Stoltenberg i bëri komentet gjatë një interviste me Frank Gardner të BBC-së, ku diskutoi gjithashtu për Kinën dhe zhvillimin e raketave hipersonike të Rusisë.
Të dy vendet kanë udhëhequr rrugën në zhvillimin e armëve, shkruan BBC./albeu.com