Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se shqetësimet për antarësimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë organizatë, janë legjitime.
“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Stoltenberg vizitoi sot Presidentin Sauli Niinisto dhe theksoi se është e rëndësishme të theksohet se asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia , dhe për këtë arsye shqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.
“Asnjë anëtar tjetër i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Euro-Atlantike.
Gjithashtu Stoltenberg dhe Niinisto thanë se bisedimet me Turqinë do të vazhdojnë, por nuk ofruan asnjë tregues për përparim në negociata.