Shefi i EULEX-it dhe komandanti i KFOR-it “patrullojnë” në Veri të Kosovës

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, bashkë me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, këtë të shtune kanë qëndruar në Mitrovicë, në të dyja pjesët e qytetit.

Ata fillimisht nisën “patrullimin” në pjesën jugore për të vazhduar më pas për shijimin e kafesë në veri të Mitrovicës.

Të lidhura

None found

“Sot në mëngjes shkuam në shëtitje përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë së bashku me komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia dhe më pas pimë një kafe të këndshme në Mitrovicën e Veriut. EULEX dhe KFOR janë të sinkronizuar në rolet tona përkatëse të përgjigjes për sigurinë në Kosovë”.

Vizita e tyre në këtë pjesë të vendit vjen në kohën kur ka tensione për shkak të çështjes me targa. Të dy këto institucione janë zotuar se do të kujdesen për mos të lejuar eskalimin e situatës, derisa kanë thënë se janë të gatshme edhe të përgjigjen në rast se ndodh një gjë e tillë.

Ditë më parë, EULEX kishte njoftuar se një Njësi Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) e përbërë nga 23 xhandarë nga karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR), u zbarkua përkohësisht në Kosovë për t’i përforcuar kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) ekzistuese të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ky institucion tha se NJPSR u dislokua në Kosovë si përgjigje ndaj nevojës së Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë, “nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme”./express


Shtuar më 19.11.2022 18:15

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino