SHBA “zhduk” gjurmët, baza e CIA-s në Kabul shkatërrohet me shpërthim të komanduar

Pak para 31 gushtit, afati i përfundimit të tërheqjes së trupave amerikane, forcat e SHBA-së thuhet se kanë shkatërruar bazën përfundimtare të CIA -s në Kabul, sipas raportimit të mediave.

Neë York Times raportoi se baza e CIA -s jashtë aeroportit të Kabulit u shkatërrua me shpërthim të komanduar, vetëm disa orë pas një shpërthimit vdekjeprurës jashtë aeroportit të Kabulit që shkaktoi afro 170 viktima.

Sipas raporteve, një shpërthim i kontrolluar u përdor për të hedhur në erë bazën ‘Eagle’, ku u trajnuan forcat afgane kundër terrorizmit dhe agjencitë e inteligjencës.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), megjithatë, nuk pranoi të komentonte raportin, i cili pretendonte se shpërthimi i bazës së Kabulit kishte për qëllim të shkatërronte pajisjet dhe dokumentet në mënyrë që të parandalonte rënien e tyre në posedim të talebanëve.

Ndërkohë, me afrimin e afatit të 31 gushtit, forcat amerikane vazhduan përpara në ditët e fundit të evakuimit të udhëhequr nga SHBA mes kërcënimeve për një sulm tjetër.

Më pak se 48 orë pas incidenteve të bombave vetëvrasëse që tronditën procesin e evakuimit në aeroportin e Kabulit, ushtria amerikane kreu sulme me dron duke vrarë një lider të Shtetit Islamik në provincën Nangarhar./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 19:34

Tags: ,