SHBA vendos sërish sanksione ndaj Rusisë, njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

SHBA ka njoftuar sanksione të reja ndaj dhjetëra njerëzve dhe subjekteve lidhur me abuzimin e dyshuar të të drejtave të njeriut ose korrupsionin në nëntë vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Lista e fundit e sanksioneve përfshin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë, të cilin Uashingtoni e akuzoi se ka ndihmuar për të mbikëqyrur dhe monitoruar referendume të rreme të mbajtura në zonat e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

Departamenti amerikan i thesarit ndërmori gjithashtu masa kundër katër personave që i akuzoi se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e filtrimit të Rusisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi gjithashtu dy shtetas rusë për shkelje të dyshuar të të drejtave të njeriut kundër civilëve ukrainas.

 

 

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden ka autorizuar 275 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.


Shtuar 9.12.2022 18:56