SHBA sanksionon 5 kompani kineze për mbështetje ndaj Rusisë, zemërim i Pekinit

Administrata amerikane e Joe Biden ka shtuar pesë komapni kineze në listën e zezë tregtare, duke i akuzuar ato për mbështetjen me mbrojtjes dhe bazës industriale ushtarake të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga trupat e Moskës.

Masa shkaktoi një reagim të ashpër nga Kina, e cila hodhi poshtë akuzat dhe dyshimet, duke pretenduar se “nuk ka ofruar asnjë ndihmë ushtarake për palët e përfshira në konfliktin Rusi – Ukrainë”, duke kundërshtuar fuqishëm sanksionet e njëanshme të vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj kompanive tona..”, thuhet në një njoftim nga ambasada kineze në Uashington./albeu.com