SHBA i kthen Izraelit monedhën “tepër të rrallë” me vlerë 1 milion dollarë

Një monedhë qa daton nga një rebelim hebre kundër pushtimit romak gati 2000 vjet më parë është kthyer nga SHBA në Izrael pas një hetimi të përbashkët kontrabandë.

Ajo u krijua në vitin 69 pas Krishtit, monedha “tepër e rrallë” vlerësohet të jetë me vlerë mbi 1 milion dollarë, sipas zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattan, e cila zhvilloi  një ceremoni riatdhesimi në Nju Jork të hënën.

Hetuesit thonë se artikulli hyri në tregun e zi përpara se të kontrabandohej në Mbretërinë e Bashkuar përmes Jordanisë. Më pas u eksportua në SHBA duke përdorur dokumente false. Në vitin 2017, oficerët e Sigurisë Kombëtare kapën monedhën në Denver, Kolorado, ku do të ofrohej në ankand.

“Pavarësisht kompleksitetit të këtij hetimi, ekipi ynë i prokurorëve, analistëve dhe agjentëve që punonin me autoritetet izraelite, ishin në gjendje të gjurmonin këtë antikitet në vetëm disa muaj”, tha në një deklaratë prokurori i qarkut të Manhattan, Alvin L.Bragg, duke e përshkruar monedhën si me “vlerë të jashtëzakonshme kulturore.”

Mbretëria e Judesë ra nën kontrollin romak në vitin 6 pas Krishtit, megjithëse rezistenca ndaj sundimit perandorak çoi në një seri revoltash të njohura si Luftërat Judeo-Romake.