SHBA i kërkon Ballkanit të pranojë emigrantët e dëbuar, qeveritë e rajonit shqyrtojnë kërkesën e Uashingtonit

Administrata amerikane ka intensifikuar presionin ndaj vendeve të Ballkanit për të pranuar emigrantët që janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një strategjie më të gjerë për menaxhimin e migracionit global.

Sipas agjencisë Bloomberg, qeveritë e rajonit, përfshirë Serbinë, janë duke shqyrtuar kërkesat zyrtare të ardhura nga Uashingtoni.
Këto përpjekje kanë vazhduar me qëllim krijimin e marrëveshjeve të ndërsjella që do t’i mundësonin SHBA-së të largojë më shpejt emigrantët pa dokumente drejt vendeve të treta.


Shtuar 5.06.2025 13:51

Tags: ,