SHBA i dhuron Shqipërisë 29 “bisha” luftarake (FOTO LAJM)

Ambasada amerikane ka zbuluar se SHBA-të i kanë dhuruar Shqipërisë 29 makina të blinduara.

Ka qenë ambasadorja Yuri Kim e cila u ka dorëzuar Forcave të Armatosura në Shqipëri dhuratën nga SHBA.

“Jemi këtu për të festuar dorëzimin e 29 Automjeteve Ushtarake të Lëvizshmërisë së Lartë, ose “Humvee”, për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Këto automjete të reja do të përmirësojnë menjëherë aftësitë e forcave tokësore shqiptare në një moment kritik… Ky dhurim është gjithashtu vendimtar, sepse jemi në përgatitjet e fundit për një ngjarje historike – Stërvitja “Defender 21”.

“Defender 21” është një stërvitje ushtarake shumëkombëshe, e cila do të ndodhë në Shqipëri këtë verë dhe Shqipëria është zgjedhur për të mikpritur një aspekt të rëndësishëm të stërvitjes. Kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon. Në mënyrë të veçantë, presim me kënaqësi t’i shohim këto automjete të marrin pjesë në këtë ngjarje premierë trajnimi.” Ambasadorja Yuri Kim në ceremoninë për dhurimin e mjeteve Humvee për Forcat e Armatosura Shqiptare.

 

 


Shtuar 24.03.2021 13:27

Tags: ,