Shtetet e Bashkuara kanë dënuar Rusinë për kryerjen e një testi të papërgjegjshëm të raketave, dhe ata thonë se u rrezikua ekuipazhi në Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), që rrotullohet në një distancë prej rreth 420 km nga Toka.
Pentagoni njoftoi sot se po hetonte një “incident që shkaktoi mbeturina” në hapësirë dhe i detyroi astronautët që aktualisht janë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të strehohen në anijen e tyre kozmike në mënyrë që të mund të evakuohen në rast emergjence.
“Agjencia amerikane e hapësirës është informuar për një incident që shkaktoi mbeturina hapësinore. Ne jemi duke punuar në mënyrë aktive për të identifikuar zonën e mbeturinave” tha një zëdhënës, i cili gjithashtu shtoi se ushtria po punonte me Departamentin e Shtetit dhe NASA-n në këtë çështje.
Sipas amerikanëve, një provë rakete anti-satelitore e kryer nga Rusia është përgjegjëse për mbeturinat që detyruan shtatë anëtarët e ekuipazhit të ISS, katër amerikanë, një gjerman dhe dy rusë, të strehohen në kapsulat e sigurisë./albeu.com