Italia do të përballet kundër Argjentinës në një ndeshje ku kampionët e UEFA Euro 2020 përballen me fituesit e CONMEBOL Copa America, e cila do të luhet më 1 qershor duke nisur që nga ora 20:45, ndërsa vëmendja do të përqendrohet në “Wembley” të Londrës.
Kjo finale quhet Finalissima, Italia rezervoi vendin e saj si fituese e Euro 2020 verën e kaluar, ndërsa nga krahu tjetër Argjentina i dha fund pritjes 28-vjeçare pasi triumfoi në Kupën e Amerikës. Kjo ishte fitorja e tyre e 15-të në finalen e Kupës së Amerikës .
Finalissima do të jetë një ndeshje e vetme e luajtur mbi 90 minuta, teksa nuk do të ketë kohë shtesë në rast e kjo përballje gjatë kohës së rregullt përfundon në barazim, por skuadrat do t’i drejtohen menjëherë edhe gjuajtjes së penalltive.
Kjo do të jetë hera e tretë që fituesit e Kampionatit Evropian takohen me homologët e tyre të Amerikës së Jugut në një ndeshje të organizuar nga UEFA dhe CONMEBOL .
Në vitin 1985, Franca mundi Uruguain 2-0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mundi Danimarkën me penallti në fushën e shtëpisë në Estadio Jose Maria Minella.
Ndeshja është pjesë e bashkëpunimit të zgjeruar mes UEFA -s dhe CONMEBOL -it , siç shpjegoi në dhjetor presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin .