Senatori Bob Menendez kundërshton shitjen e avionëve F-16 për Turqinë

Kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Senator Bob Menendez kundërshton propozimin e Turqisë për të blerë avionë F-16 dhe pajisje moderne ushtarake, duke bërë thirrje për përmirësime të të drejtave të njeriut fillimisht edhe pse aleati i NATO-s po kërcënon të thellojë lidhjet e tij me industrinë ruse të mbrojtjes.

“Unë personalisht nuk jam mbështetës për t’u dhënë atyre F-16”, tha Menendez për Air Force Magazine gjatë një vizite në bazën e përbashkët McGuire-Dix-Lakehurst.

“Thjesht kam një problem”, tha ai. “Kjo nuk është Turqia për të cilën ne aspirojmë, nuk është lloji i aleatit të NATO-s që po sillet në një mënyrë që ne duhet të jemi në gjendje të ecim përpara dhe t’i japim asaj disa nga pajisjet më të sofistikuara luftarake”

Menendez tha gjithashtu se Turqia ka burgosur më shumë avokatë dhe gazetarë se pothuajse çdo vend tjetër në botë. Ai shtoi se Turqia merr pozicione të kundërta ndaj interesave të SHBA-së në vende të tilla si Libia, ku ka shkelur sanksionet për të dërguar ndihmë ushtarake për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja. Turqia gjithashtu ka kërcënuar mbështetjen e SHBA-së për grupin e milicisë kurde YPG në veri të Sirisë./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 08:02