Senatorët e njohur amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters janë duke zhvilluar një tur në Ballkanin Perëndimor duke u takuar me faktorë të rendësishëm të politikës se shteteve përkatëse.
Të dy ata ishin edhe në Shqipëri gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka publikuar në Tëitter edhe foto nga takimi tyre me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
I ftuar në këtë takim, deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, i njohur për qendrimet e forta pro-amerikane, është shprehur se duhet bërë një kujdes i madh ndaj influencave anti-amerikane në politikën shqiptare, ndërsa shtoi se duhet bërë më shumë presion nga SHBA-të në drejtim të Serbisë për të njohur Kosovën, gjë e cila do të sillte edhe paqen përfundimtare mes dy shteteve si edhe në rajon.
Xhaferaj shkruan:
Kënaqësi të isha i ftuar nga ambasadoreja Kim dhe senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters. Senatori Murphy, i cili prej vitesh është i angazhuar në çështjet e Ballkanit Perëndimor, u shpreh se “Amerika nuk ka mik më të mirë se Shqipëria”.
Prej kohësh kam shprehur publikisht problemet në lidhje me influencat anti-amerikane në politikë dhe vazhdoj të theksoj se përfshirja e SHBA-së në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor është “golden straight jacket” i domosdoshëm për stabilitetin, demokratizimin dhe orientimin perëndimor të rajonit.
Krahas problematikave të zgjedhjeve të 14 Majit dhe sfidave të vështira të Shqipërisë në rrugëtimin e anëtarësimit në BE, që lidhen me luftën ndaj kriminalitetit të organizuar, forcimin e shtetit ligjor dhe reformën e administratës, në takim u theksua edhe domosdoshmëria e njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si çelësi që garanton paqen afatgjatë midis dy vendeve si edhe në Ballkan.
1/2 Great to have Senators @ChrisMurphyCT and @GaryPeters in Albania to strengthen ?? ?? relations across democracy, defense, and business. As Sen. Murphy said, “The U.S. has no better friend in the world than Albania.” pic.twitter.com/GnTswRo9Du
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 23, 2023
Kush është senatori Christopher Scott Murphy?
Senatori Christopher Scott Murphy ka shërbyer si senator i Shteteve të Bashkuara për shtetin e Konektikut që nga viti 2013. Para se të zgjidhej si senator, Murphy ka shërbyer në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për krahinën e Connecticutit nga viti 2007 deri në vitin 2013.
Ai është një zëdhënës i njohur për politikën e jashtme dhe ka qenë angazhuar në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur stabilitetin dhe demokratizimin e rajonit.
Kush është senatori Gary Peters ?
Senatori Gary Charles Peters është senator i Shteteve të Bashkuara për shtetin e Michiganit që nga viti 2015. Para se të zgjidhej si senator, Peters ka shërbyer si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara për shtetin e Michiganit nga viti 2009 deri në vitin 2015.
Ai është angazhuar në çështjet e politikës së jashtme, sigurisë kombëtare dhe çështjet e transportit.
Peters gjithashtu ka punuar në komisionet për energjinë dhe tregtinë në Kongresin Amerikan. /albeu.com