SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy

Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së organizuar në Cabo San Lucas, Meksikë.

Pas më shumë se tetë muajsh fejesë me producentin Benny Blanco, Artistja 33-vjeçare zgjodhi të kalojë disa ditë pushimi dhe argëtimi me mikeshat e saj më të afërta.

Në disa momente, këngëtarja u fotografua edhe duke zbritur nga jahti, e veshur me pantallona të bardha dhe çizme kafe, duke tërhequr vëmendjen e mediave rozë.

Fansat vunë re mungesën e mikeshës së saj më të ngushtë, Taylor Swift, e cila ndodhet në listën e të ftuarve për dasmë, por nuk ishte e pranishme në këtë udhëtim. Ky detaj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngritur pyetje për arsyet e mungesës së saj.

Ndërkohë, producenti Benny Blanco, 37 vjeç, ka festuar ndarazi me miqtë e tij në Las Vegas, duke ruajtur traditën e një feste beqarie për djemtë.


Shtuar 25.08.2025 15:20