Selena Gomez duket se po shkon drejt altarit. Ajo fillimisht u përfol për fejesë këtë verë në gusht, kur fshehu dorën e majtë pas një emoji zemre të vendosur në mënyrë strategjike në Story-n e saj në Instagram. Ajo dhe i dashuri i saj, Benny Blanco, thuhet se do të shkëmbejnë betimet së shpejti, megjithëse Gomez nuk e ka konfirmuar këtë publikisht. Një burim ka thënë për Life & Style se Gomez dhe Blanco kanë qenë “jashtëzakonisht të zënë” duke planifikuar dasmën e tyre.
“Selena ka një vizion të qartë të asaj që dëshiron”, -tha burimi, duke shtuar, “Një ceremoni në natyrë, dy fustane dhe tavolina me ushqime të mahnitshme”.
Ushqimi thuhet se është elementi më i rëndësishëm i dasmës për çiftin. Ata të dy kanë miq që janë kuzhinierë të talentuar, duke përfshirë Matty Matheson të The Bear.
“Gjëja e fundit që Benny dhe Selena duan është që të ftuarit e tyre të largohen të uritur”, tha burimi.
Muzika është gjithashtu një element i rëndësishëm. Blanco, një producent muzikor, ka punuar me disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës, duke përfshirë Ed Sheeran dhe Rihanna-n. Zgjedhjet muzikore do të jenë të nivelit të lartë.
“Selena do të donte një aromë të veçantë edhe për ditën e madhe,” vazhdon burimi. “Një parfum që spërkatet mbi gjithçka dhe që njerëzit mund ta marrin në shtëpi!”
Ende nuk ka një datë të bërë publike, por një gjë është e sigurt, dasma nuk është shumë larg.