Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke me akuzën e trafikut të drogës.
Një prej tyre i moshës 45-vjeç ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa i arrestuari tjetër mësohet se është i afërmi i 45-vjeçarit.
Të lidhura
None found
Sipas informacioneve, policia ka lokalizuar në banesën në Aegaleo dhe ka konfiskuar 18 kg kokainë, 122 kg hashash, një pistoletë, fishekë dhe peshore.
Ndërkohë dy prej të arrestuarve janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, kryesisht kokainë, që hynte në Greqi nëpërmjet Shqipërisë.
/Albeu.com/
