Sekuestrohen maska që përdoren për ngjarje kriminale, armë dhe municion, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës, ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi iu gjetën sende të paligjshme. Sipas uniformave blu, të riut i janë gjetur fara të dyshuara kanabisi, 4 maska që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi të municionit luftarak dhe 3 celularë.

Krujë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Seeds”.

Të lidhura

None found

Operacioni u zhvillua nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Sekuestrohen rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacioneve “Tempulli 2”, dhe “Sundimi i ligjit”, për një shtetas që transportonte fara kanabisi dhe posedonte sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 3000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, 4 maska si ato që përdoren për ngjarje kriminale, 1 kamera ambientale, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 19.03.2024 12:39

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş