Scholz apel Kosovës dhe Serbisë: Shtensiononi situatën

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, deklaroi se Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje me të cilën i rregullojnë raportet bazike, ndërsa shtoi se është shumë e rëndësishme shtensionimi sa më i shpejt i situatës.

Gjatë një konference për media me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin ai tha se kontribut për shtensionim duhet të japin edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian që janë të angazhuara në këtë proces.

Sipas Scholzit, Gjermania e ka kuptuar seriozisht perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Unë mendoj se janë dakorduar, ka marrëveshjes mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre e ajo duhet të bazohet në mirëkuptimin mes tyre. Dhe kjo duhet të zbatohet, nga pikëpamjet tona është e rëndësishme të jepet kontribut për shtensionim dhe shumë shpejt të mund të mbahen zgjedhje në komunat serbe në Kosovë”, tha ai.

Për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, Scholz u shpreh se duhet të mbahen dhe të kenë pjesëmarrje të lartë “dhe të mos jenë njerëz të zgjedhur në mënyrë formale, por legjitime”.


Shtuar 28.06.2023 22:54