Sazan Guri tregon takimin me vajzën në videon e Safet Gjicit: I dhurova librin “Psikologjia e qenit”

Skandali në zyrën e ish-kryebshkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ka qenë në qendër të vëmendjes e po ashtu edhe vajza e përfshirë në videon erotike.

Edhe ambientalisti Sazan Guri dujket se e njihte vajzën në fjalë, teksa ka treguar edhe takimin që ka pasur me të.

Guri tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ai ndodhej në një restorant në Durrës së bashku me nusen e tij, ku ka takuar vetëm një here Alma K.

Guri tregoi se i kishte dhuruar librin “Psikologjia e qenit”, që jepte ide se si të bashkëpunohet me krerët e bashkive në vend për trajtimin e qenve të rrugës.

“Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur. Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës. Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës, dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri. Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik, t’u jepeshin qenve të rrugës”, tha Sazan Guri.

 


Shtuar 19.06.2023 22:09