Video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një grua duke hedhur një qen nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë ka shkatuar reagimet nga qytetarët, të cilët janë shprehur të trinditur nga ajo që kanë parë.
Kujtojmë se pas publikimt të video policia u vu në lëvizje, duke duke nisur hetimet në lidhje me rastin në fjalë.
Në lidhje me këtë ka folur edhe aktivisti i njohur, Saza Guri. Ai e ka cilësuar rastin si një dhunë barbare e madje ka shtuar se një person që arrin të kryejë një vepër të tillë, me shumë mundësi të njëjtin veprim mund ta bëj edhe me njeriun e shtëpisë.
“Do të thosha, kjo është një sjellje barbare. Ky njeri nesër e bën edhe me njeriun. Është vërtetuar njeriu që bën sjellje të tilla, ndaj këtyre qenieve e sigurt që është i rrezikshëm për shoqërinë. Ka predispozitë që kur t’i vijë momenti e bën për njeriun e shtëpisë, për fqinjin, për fëmijën. Dikush që kryen një vepër të tillë e sigurt që e bën”,tha Sazan Guri për Euronews Albania.
/albeu.com/