Sarandë, gjykata cakton masat për pesë të arrestuarit e kapur me armë në Gjashtë

Pesë personat e arrestuar të hënën në mbrëmje në fshatin Gjashtë të Sarandës dolën para gjykatës, e cila vendosi masat e sigurisë ndaj tyre. Ata u ndaluan pasi u gjetën me armë zjarri dhe dyshoheshin se po përgatiteshin për kryerjen e një vrasjeje.

Gjyqtari Mexhit Doci vendosi “Arrest në burg” për Alfred Kajën, 26 vjeç, dhe Sidorel Morisenin, 33 vjeç. Të dy akuzohen për “armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, Vitrin Hoxha, 21 vjeç, Franko Bobja, 22 vjeç, dhe Vionis Poka, 31 vjeç, do të qëndrojnë në “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohen për “moskallëkim të krimit”.

Të lidhura

None found

Sipas policisë, pesë të arrestuarit kishin precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe ekzistonin dyshime të forta se ishin organizuar për të ekzekutuar një person në Gjashtë të Sarandës.

Në momentin e ndalimit, Kaja dhe Moriseni u gjetën me dy pistoleta, ku njëra prej tyre kishte të vendosur silenciator. Tre të rinjtë e tjerë ndodheshin bashkë me ta.

Megjithatë, deklaratat e dhëna prej tyre gjatë hetimeve dhe më pas në seancën gjyqësore nuk e përforcuan dyshimin se grupi po përgatitej për një vrasje.

Burime pranë hetimit thonë se pesë të rinjtë, të cilët nuk rezultojnë me precedentë të theksuar penalë, mund të jenë përfshirë në një aferë që lidhet me shitblerjen e armëve të zjarrit. Ata janë banorë të zonave të ndryshme të Tiranës dhe Rrogozhinës, mes tyre Shkoza, Rreth Grethi dhe Kazia.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombahsegel girişbetcio