Juventusi triumfoi 1-0 ndaj skuadrës angleze Chelsea në miqësoren që u zhvillua të mërkurën në Hong Kong.
Goli që vendosi takimin erdhi në minutën e 68-të. Kenan Yildiz dha një pasim të shkëlqyer për Edon Zhegrovën, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, me një goditje mjeshtërore me këmbën e majtë, e dërgoi topin në cepin e kundërt të portës dhe i siguroi fitoren “Zonjës së Vjetër”.
Të lidhura
None found
Teksa po festohej realizimi, Alajbegovic duartrokiti yllin kosovar dhe thirri: “Shqipe, shqipe”.
Alajbegovic është pjesë e Juventusit në këtë turne, por nuk u aktivizua dhe ndeshjen e ndoqi nga tribunat.
Futbollisti iu bashkua vetëm kohët e fundit klubit të madh nga Torino, ndaj stafi teknik i drejtuar nga Spalletti zgjodhi të mos rrezikonte me përfshirjen e tij.
Për të shmangur kalimin e menjëhershëm në ritmin e garave pa përgatitjen e nevojshme, Alajbegovic dhe Kolo Muani po punojnë aktualisht të veçuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke ndjekur një program individual të posaçëm për përgatitjen fizike.
