Artan Grubit i hiqet arresti shtëpiak pas 17 ditësh nëse prokurori nuk paraqet akuzë

Afati gjashtëmujor, që është edhe periudha e fundit e hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit të BDI-së, Artan Grubi, skadon më 22 gusht. Nëse deri atëherë prokurori nuk ngre akuzë, Grubi do të lirohet edhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Të lidhura

None found

Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup i kanë mbetur ligjërisht 17 ditë për ta mbyllur hetimin. Pas 14 muajve që Grubi kaloi në arrati, prokurori e mbajti atë në paraburgim vetëm gjysmë dite dhe më pas kërkoi menjëherë zëvendësimin e kësaj mase me arrest shtëpiak. Në rast se procedura hetimore nuk përfundon brenda afatit, Grubi lihet i lirë.

Gjykata Penale, në një përgjigje për Sakamdakazam.mk, sqaron: “Nëse nuk ka akuzë, arresti shtëpiak i të dyshuarit për të cilin pyesni hiqet dhe Gjykata Themelore Penale Shkup, me detyrë zyrtare, cakton masë për sigurimin e pranisë. Më së shpeshti kjo është marrja e dokumentit të udhëtimit”.

Para se të dorëzohej më 23 shkurt 2026 në pikën kufitare Bllacë, Artan Grubi qëndronte i arratisur në Kosovë. Për kalimin e këtij kufiri nuk kërkohet pasaportë, pasi mjafton letërnjoftimi.

Dyshimet ndaj tij lidhen me përvetësimin e 8,2 milionë eurove nga Lotaria Shtetërore. Pasi kaloi disa orë në paraburgim, Grubi deklaroi se nuk ishte ndier i sigurt në Shutkë. Më pas, prokurori, operativë të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), së bashku me gjyqtarin e procedurës paraprake, e nxorën menjëherë nga burgu, duke propozuar masën e arrestit shtëpiak.

Më 24 nëntor 2025, Ljupço Kocevski, i cili në atë kohë ishte prokuror i shtetit, tha se provat kundër Grubit ishin siguruar dhe se mbetej vetëm ekstradimi i tij nga Kosova. Megjithatë, vazhdon të jetë e paqartë heshtja që ka përfshirë këtë lëndë. Edhe dje, Prokuroria u përgjigj se nuk kishte asnjë zhvillim të ri nga hetimi që mund t’i bëhej i ditur opinionit.

Në të njëjtën çështje penale figuron si i dyshuar edhe Prparim Bajrami, kryetar i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i Lotarisë Shtetërore. Edhe Bajrami vazhdon të jetë në arrati.

Nën hetim janë gjithashtu katër persona të tjerë, të cilët kanë vepruar si kryetarë dhe anëtarë komisionesh në dy thirrje publike të ndara. Ata dyshohen se kanë shpërdoruar autorizimet dhe detyrat e posaçme duke realizuar procedura publike për transferimin e së drejtës së organizimit të lojërave elektronike dhe online të fatit, ndonëse ishin në dijeni se në rastet konkrete një procedurë e tillë nuk duhej të zhvillohej.


Shtuar 7.08.2026 18:21

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombabilonbet girişbetcio