Sarandë/ 28-vjeçari nga Tirana plagoset nga helika e skafit

Ditën e djeshme rreth orës 14:23, një i ri nga Tirana është plagosur nga helika e skafit që kishte marrë me qira në Sarandë.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi me inicialet A. T., 28-vjeç, banues në Tiranë.

Autoritetet policore, raportojnë se pas telefonatës për ndihmë në Sallën Operative, ka qenë skafi i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, që ka gjetur të dëmtuarin në afërsi të Kepit të Qefalit dhe e ka imbarkuar.

Pasi është sjellë me urgjencë në Portin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjetin lundrues i riu nga Tirana, e kishte marrë me qira në afërsi të plazhit të Lukovës.


Shtuar 18.07.2024 11:52