Sara Hoxha publikon pamjet për herë të parë, si do duket shtëpia e BBV4

Dhjetori është shumë afër dhe të gjithë po presin që shtëpia më e famshme në Shqipëri e “Big Brother VIP Albania 4”, të ndezë dritat. Producentja e Big Brother VIP Albania, Sara Hoxha ka ndarë për herë të parë një pjesëz të shtëpisë, e cila do të kthehet në “shtëpinë e dytë” të shqiptarëve për shumë muaj.

Sikurse duket në pamje, bëhet fjalë për oborrin e shtëpisë, i cili duket krejtësisht ndryshe nga ai i edicioneve të kaluara. Sesi do të jetë e projektuar shtëpia e BBV4 këtë vit dhe se cilët do të jenë banorët VIP që do të ndiqen 24/24 në dy kanalet e dedikuara të Digitalb, na mbetet të presim.


Shtuar 13.11.2024 13:44