Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kërkoi votën për Ilir Metën i cili vijon të jetë i burgosur.
Kryemadhi u pyet se përse po e mbështet Metën në fushatë, ndërkohë që sapo kanë finalizuar divorcin.
Ajo tha se mbështet fëmijët e saj dhe do që babai i tyre të jetë mirë, ndërkohë pati kritika për drejtimin e Partisë së Lirisë, veçanërisht ndaj Tedi Blushit.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Monika Kryemadhi sapo ka bërë divorcin me Metën, por kërkon me insistim të madh dhe punë të palodhur votat për Metën. Një pjesë thonë mos bëjnë vetë dhe nuk janë ndarë vërtëtë…?
Monika Kryemadhi: Divorci me Metën, është gjë personale, marrëdhënie që merr fund dhe ikën mbaron. Vota ime do ti shkojë Metës. Po të mos ishte në listë të hapur, do të votoja vetëm koalicionin e opozitës dhe asnjë nga kandidatët e listës.
Enton Abilekaj: Zoti Meta e di që ju po bëni fushatë për Metën?
Monika Kryemadhi: Ka 45 mijë gra të ndara…
Ylli Rakipi: Edhe vazhdojnë votojnë për burrin?
Monika Kryemadhi: Them mos ta bastardojmë këtë histori. Ju e dini shumë mirë të gjithë historikun që ka ndodhur që në Konventën Kombëtare. Pavarësisht marrëdhënies time nuk kam ndërmend ta komentoj. Ne ligjërisht jemi të divorcuar, nuk kam marrë pjesë në asnjë nga seancat. Nuk kam pse flas në fushatë elektorale për këtë.
Enton Abilekaj: Edhe ju të mos e bënit në përiudhë fushate divorcin.
Monika Kryemadhi: Kjo ka axhendat e veta, edhe ndikime të ndryshme, njerëzit ecin para. Si deputete dhe si babai i fëmijëve të mij, unë e kërkoj votën për Ilir Metën.
Andi Tela: Pra ju bëni status në facebook dhe thoni votoni Metën apo bëni fushatë?
Monika Kryemadhi: Patjetër që bëj fushatë. Dal me njerëzit e mi dhe ata që më bashkohen mua. Nuk janë strukturat e PL. Të LSI, të larguar dhe përjashtuar nga mënyra të ndryshme. Edhe vetë drejtuesit e PL sot, njerëzit më të pavotuar, një nga detyrat kryesore që kanë, të kontaktojnë çdo ish anëtar të LSI dhe ata tani, për të çuar votën në kutitë e votimit. Edhe mungesa e eksperiencës së hartimit të fushatave, lë për të dëshiruar. Pavarësisht mënyrës si përjashtuan Monika Kryemadhin, por ne qejfmbeturit, duhet të kthehemi në mekanizëm për të strukturuar votën. Ti kur dëgjove atë karafilin (Bashën(, duhet të më dëgjosh edhe mua…
Ylli Rakipi: Tani mos e fyej kot se ke punuar me të.
Monika Kryemadhi: Karafil, lule është. Sot është i rëndësishëm unifikimi i votës.