Sapo pa policët ndryshoi rrugën, i riu shqiptar kapet me lëndë narkotike në Itali

Një 19-vjeçar është arrestuar në Bologna të Italisë, pasi teksa po ecte me një shok panë agjentet e policisë me dyshim dhe menjëherë ndryshuan drejtim duke u kthyer prapa dhe kjo shtoi dyshimin e agjentëve.

Sipas mediave italiane, ata kontrollouan shqiptarin dhe rezultoi se kishte me vete 51 gram hashash, të mbajtur në nj çantë së bashku me 405 euro në kartëmonedha dhe set çelësash shtëpia.

Më pas policët vendosën të kryenin edhe kontrollin e banesës. Në shtëpi po ashtu iu gjet hashash dhe sende të tjera të paligjshme që cuan në arrestimi ne shqiptarit./albeu.com