Sapo doli nga kazinoja, del fotografia e fundit e Joy-t para se të dhunohej, çfarë po kërkon Prokuroria

Shtatë persona janë marrë në pyetje lidhur me dhunimin barbar të 22-vjeçares keniane Xhoi, në mesin e gushtit të këtij viti, ngjarje që ka mbetur pa autor.

Nga kamerat e sigurisë së kazinosë ku ajo punonte, te stadiumi Air Albania, është kapur momenti i fundit kur Xhoi dhe shoqja e saj e dhomës në ambientet e punës. Vetëm pak çaste më pas, 22-vjeçarja do të dhunohej dhe hidhej nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë në Tiranë.

Prokuroria ka sekuestruar edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e sigurisë në Ambasadën Turke, pas pallati ku banonte Xhoi ndodhej ngjitur me godinën e ambasadës. Gjithashtu, pak ditë më parë është kërkuar ekzaminimi i mbetjeve në trupin e Xhoit, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit në të ardhmen përmes ADN-së.

E reja nga Kenia u dhunua në 12 gusht, nga persona të paidentifikuar. Ajo u nxor me vështirësi nga ambulanca, për shkak se vendi ku ishte hedhur ishte i rrethuar dhe nul lejohej hyrja. Xhoi ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës në Tiranë. Disa javë më parë, ajo arriti të dalë nga frymëmarrja artificiale, por e ka të pamundur të flasë apo lëvizë.


Shtuar 21.11.2022 18:32