Samiti për Ukrainën në Tiranë, kryeministri Rama: Krenari për Shqipërinë

Këtë të mërkurë në Tiranë, do të mbahet samiti për Ukrainën, ku pret presidentin Volodymyr Zelensky.

Kreu i qeverisë Edi Rama, e konsideroi Zelenskyn, si liderin e rezistencës heroike ukrainase, ndërsa tha se takimi do të jetë një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus.

Postimi i Ramës:

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë!”,- shkruan Rama.

 


Shtuar 28.02.2024 09:00