Më datën 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Shqipërisë.
Ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se do të zhvillohej një protestë po në këtë datë.
Por mesa duket kërkesa që ka bërë opozita nuk është marrë parasysh nga policia pasi në këtë datë do të zhvillohet samiti i BE-së.
Sipas policisë ky tubim nuk do të miratohet në këto rrugë pasi cilësohet si rrezik për sigurinë kombëtare.
Perimetri i sigurisë i lajmëruar nga policia:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.
Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.
Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.
Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –
Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.
Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”./albeu.com