Samiti i BE, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

Kryetari i partisë opozitare në Kosovë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me faktin që në samitin e mbajtur nga BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është mbështetur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj u shpreh se ai që humbi sot nuk ishte kryeministri Albin Kurti, por populli i Kosovës.

“Sot nuk humbi Albini por populli i Kosovës. Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”, ka shkruar Haradinaj./albeu.com