Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka deklaruar se do të garojë përballë Berishës për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit 2026.
Salianji tha se PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh dhe se janë demokratët me votën e tyrë që përcaktojnë se kush është shumica.
“Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratiek në 23 maj. Pavarësisht se kur ka zgjedhje, e dini që publikohen gjashtë muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh. Ajo që e përcakton dhe ndan se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët. Berisha në 2022 kur u rikthye, ka thënë do ta mundë Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me rradhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur”, tha Salianji.
I pyetur për deklaraten e Flamur Nokës, i cili e quajti të “vetë-përjashtuar”, Salianji tha se nuk e merr seriozisht dhe se është anëtar i kryesisë së PD dhe mund të kandidojë normalisht.
“E merr seriozisht atë ti? Bëj pyetje serioze. Jam anëtar i kryesisë, “heroi” apo martiri i fjalës së lirë, për shkak të sakrificës, betejave. Do të ishte më e ndershme të thoshte, nuk do të ketë zgjedhje në PD, pasi kjo është parti monarkike. Nuk ma përcakton dot ai”, deklaroi Salianji në TPZ.
