Debate të shumta janë zhvilluar sot në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës, ndërsa u miratuan ndryshimet ligjore për t’i kaluar procesin e vettingut të policisë AMP-së.
Opozita ka kundërshtuar procesin e vettingut për policët, ndërsa deputeti demokrat, Ervin Salianji ka zgjedhur edhe të ironizojë kreun e AMP, Ardi Veliu.
Deputeti kishte marrë një abetare me vete ndërsa tha se e kishte sjellë për t’ia dhënë drejtorit të AMP-së, Ardi Veliut, por ai mungonte në seancë. Salianji ia la “porosi” deputetëve të PS-së që t’ia japin abetaren duke thënë se po bën një kontribut që Veliu të mësojë shkrim e lexim. Sipas Salianjit, këto ndryshime ligjore po bëhen pikërisht para zgjedhjeve vendore me qëllim që PS të ushtrojë presion ndaj policëve për t’u marrë votat.
Salianji: Vetingu i lihet një polici i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë vetingun vete dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë.
Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën veting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Është një pocaqi…. Pse shqetësoheni ju?
Naço: Depresioni juaj na shqetëson
Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion
Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar
Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët
Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme
Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)