Sali Berisha rikthehet në “shtëpinë” e tij, sot mbledh demokratët në Tropojë

Sali Berisha ditën e sotme pritet të rikthehet me Foltoren në qytetin e tij në Tropojë.

Përmes rrjeteve sociale, lideri historik i PD-së lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale foltorja e radhës do të zhvillohet në orën 16:30 në Pallatin e Kulturës së qytetit të Bajram Currit.

“Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”,- shprehet Berisha teksa i fton të gjithë demokratet dhe demokratët e Tropojës që të marrin pjesë, pasi siç thotë ai, “vetëm të bashkuar fitojnë!”

Sali Berisha, rikthehet pas disa vitesh në Tropojë, ndaj dhe ky takim i tij pritet me mjaft interes nga simpatizantët e Partisë Demokratike. /albeu.com/

 


Shtuar 1.12.2021 09:51