Sali Berisha njofton protesta të tjera (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha, më 20 dhjetor zhvilloi një protestë kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç.

Sot Berisha ka postuar përsëri në Facebook, ku njofton sërish protesta. Sipas tij, ato nuk do të ndalen derisa vendi të çlirohet nga narko-shteti.

“Do të protestojmë derisa ta çlirojmë vendin nga narko-shteti. Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët kudo ndodhen”, shkruan Berisha në facebook./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 10:57