Sajmir Korreshi interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Të gjithë pacientët e Lushnjes rrinë në “qenefhane”,100 milionë lekë ilaçe të skaduara, mungojnë pajisjet dhe medikamentet

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ngriti shqetësimet me të cilat përballen pacientët në spitalin e Lushnjes. Në interpelancë me ministren Evis Salia, Korreshi e nisi fjalën e tij me ironi, duke pyetur ministren nëse kishte ngrënë mëngjes, ndërsa tregoi mëngjesin që u serviret pacientëve në spitalin e Lushnjës.

Ai akuzoi ministrinë për zhvendosjen e godinës së spitalit në ambiente të papërshtatshme, duke i cilësuar ato si “qenefhane”.

Të lidhura

None found

Korreshi ngriti edhe shqetësimin e mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore, ndërsa teksa iu referua një raporti tha se janë evidentuar mbi 100 milionë lekë medikamente të skaduara.

“Pyetja e parë drejtuar ju është “a keni ngrënë mëngjes ?” se unë po ju ofroj mëngjesin e spitalit në Lushnje për pacientët. Ky është mëngjesi që hahet nga pacientet. Nga auditimi që keni bërë ju, në punë nuk është kuzhiniere, por është infermiere. E keni lënë ju me shkrim, në kuzhinë punon infermierja si kuzhiniere.

Pse keni zhvendosur godinën e spitalit Lushnjë dhe e latë prej 8 muajsh në një qenefhane, ku është dhe sot dhe nuk zbardhet leja e ndërtimit. Kush e mban këtë përgjegjësi, që të gjithë pacientët e Lushnjës të rrinë në qenefhane. E dyta si jeni më gjeografinë, kaq të vështirë e keni të kuptoni që ka edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Pse nuk vini me mua të vizitojmë ambientet e spitalit Lushnje. Pyetje e drejtpërdrejtë nga qytetarët e Lushnjes, cfarë bën punën ministrja e Shëndetësisë, rri në aeroplan apo duhet të shikojë edhe spitalet që ka në varësi?! Sepse në avion mund të kontrollosh maksimumi ndihmën e shpejtë. Nga raporti që thoni ju janë mbi 100 mln lekë ilaçe të skaduara”, tha Korreshi.


Shtuar më 21.05.2026 11:29

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş