Sa vaksinime janë bërë deri tani në Shqipëri?

Në Shqipëri janë kryer 650 mijë vaksinime kundër COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ministrja shkruan se procesi i vaksinimit do të vijojë me ritme të shpejta për të arritur objektivin e 1 milion vaksinimeve.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u raportua për një viktimë dhe 49 raste të reja, ndërsa 983 persona e fituan betejën me sëmundjen e rëndë.


Shtuar 14.05.2021 21:39