Deri dje në orën 20:00 janë regjistruar 1.760.194 qytetarë, 546.080 familje dhe 789.406 apartamente, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.
Sipas ESHS-së të gjithë ato që nuk janë regjistruar deri më tani për shkaqe të ndryshme regjistrimin mund ta bëjnë në komunat e tyre në zyrat e ESHS-së.
Nga atje nuk japin informacione për mundësinë e zgjatjes së afatit të regjistrimit për shkak se regjistrimi ka pasur disa ditë ndërprerje. Nëse vjen deri te kjo do të nevojiten ndryshime ligjore në Kuvend. /albeu.com/