Se a do të bëhen pjesë e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se për gjëra të rëndësishme nuk vendosin për dy ditë.
Megjithatë, Abazoviq tha se qëndrimi i tij është pozitiv, por gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit nuk duhet të rrezikohet të vendoset për dy ditë, në vend që të vendoset për 20-30 ditë apo dy muaj.
“Për hir të qytetarëve presim të krijojmë një dokument që do të përfshijë shumë më tepër informacion. Besoj se njerëzit në Mal të Zi nuk kanë informacion të mjaftueshëm për Ballkanin e Hapur. Qëndrimi im është shumë pozitiv, jam pro. Por për gjërat që janë të një rëndësie të madhe për të ardhmen e rajonit, nuk duhet të rrezikojmë vetëm pse duam të marrim një vendim brenda dy ditësh në vend se të vendosim për 20-30 ditë apo dy muaj.”, tha Abazoviq në një intervistë për rts, pas vizitës së tij dy ditore në Beograd.
Kryeministri malazez theksoi se Ballkani Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit, apo vazhdimi i këtij procesi.
“Kur bëhet fjalë nëse bie në kundërshtim me procesin e Berlinit – nuk është. Është plotësisht i pajtueshëm dhe Ballkani i Hapur mund të quhet fëmijë i procesit të Berlinit apo vazhdim i procesit të Berlinit. A i inkurajojmë të gjashtë vendet të jenë pjesë e iniciativës? Ne po përpiqemi gjithashtu që çdo gjë të jetë në përputhje me rregullat evropiane. Jemi në favor që Ballkani i Hapur të na ndihmojë të jemi ekonomikisht konkurrues me njëri-tjetrin dhe që të trajnojë qenien tonë ekonomike dhe të krijojë një supozim të mirë që nesër, kur të gjithë do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, do të jemi sa më të suksesshëm në raport me shtetet tashmë anëtare”, thekson Abazovic./express