Sa herë në javë duhet të stërviteni sipas ekspertëve

Ju e dini që duhet t’i kushtoni më shumë kohë stërvitjes dhe mirëqenies fizike. Por as herë në javë duhet të ushtroheni?

Nëse doni të jeni mirë fizikisht dhe të keni një jetë të shëndetshme, idealja do të ishte 5 herë në javë, sipas ekspertëve.

Kjo mund të tingëllojë si shumë, por në të vërtetë çdo stërvitje juaj nuk duhet të jetë veçanërisht intensive dhe duhet të zgjasë të paktën tridhjetë minuta.

Frekuenca e ushtrimeve varet nga përvoja juaj me palestrën dhe nga koha që keni në dispozicion. Nëse jeni i rinj në palestër, filloni me qëllime të vogla, pastaj me të mëdha.

Nëse orari juaj nuk lejon  të stërviteni 5 herë në javë, të paktën mundohuni që të ushtroheni 3 ditë dhe të keni një stërvitje 45-minutëshe./albeu.com

Shtuar 26.05.2021 06:05