Rusia vret 56 të moshuar në një azil pleqsh në Ukrainë

56 të moshuar janë vrarë nga sulmet ruse në një azil në qytetin lindor të Ukrainës, Kreminna, sipas kreut të rajonit Luhansk.

Serhii Haidai tha se sulmi ndodhi nëntë ditë më parë, më 11 mars, dhe se 50 të moshuar të tjerë ishin rrëmbyer dhe ishin dërguat në qytetin Svatove në atë që tani është territor i pushtuar nga Rusia.

Haidai fillimisht raportoi sulmin në një deklaratë video të postuar në Tëitter më 12 mars, por tha në atë kohë se ai nuk kishte informacion për viktima, duke treguar se shërbimet e urgjencës ukrainase dhe zyrtarët ishin sulmuar kur ata u përpoqën të hynin në zonë.

“Forcat ruse hapën zjarr me tank mbi një azil pleqsh. Aty jetonin vetëm të moshuar, shumë prej tyre me aftësi të kufizuara. Nuk e kemi idenë se sa njerëz kanë vdekur dhe sa kanë shpëtuar. Kur u përpoqëm të arrinim në vendin e ngjarjes, ata filluan të na bombardojnë”, tha ai më 12 mars.

Në deklaratën e tij të postuar të dielën në Telegram, Haidai tha se ende nuk ishte e mundur të arrinte në vendin e sulmit./albeu.com

 


Shtuar 20.03.2022 16:39