Rusia paralajmëroi luftë natën e ndërrimit të viteve, janari pritet të sjellë zhvillime

Tensionet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës bënë që një zyrtar i lartë rus të kërkonte pushtimin e vendit fqinj në natën e ndërrimit të viteve.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Rusinë se nëse ndërmerr hapa për pushtimin e Ukrainës do të përballet me sanksione që nuk i ka parë kurrë më parë.

Situata e krijuar së fundmi në Ukrainë do të bëjë që më 10 janar SHBA dhe Rusia të nisin negociatat për kontrollin e armëve bërthamore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se lajmin në lidhje me këtë takim e ka bërë një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë.

“Shtetet e Bashkuara janë të etur për të hyrë në një dialog me Rusinë,” ka thënë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkohë zyrtari amerikan ka bërë me dije se pritet që një takim mes Rusisë dhe NATO-s të zhvillohet më 12 janar, i ndjekur më 13 janar nga një takim midis Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila përfshin Shtetet e Bashkuara./albeu.com/


Shtuar 28.12.2021 12:01