Rusia ka hedhur poshtë akuzat për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv nga forcat ruse. Përmes një një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova hodhi poshtë akuzat e ministrise se Jashtme të Shqiperisë, e cila tha se në 6 mars u sulmua konsullata e nderit të Shqiperisë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet që pretendohet se janë të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov. Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut“, u shpreh Maria Zakharova.