Ministria e Jashtme e Rusisë ka deklaruar se marrëdhëniet SHBA-Rusi janë në prag ndërprerjeje.
Skynews raporton se ambasadori amerikan u thërrit sot nga Ministria e Jashtme ruse, e cila i bëri të ditur Amerikës se marrëdhëniet midis dy vendeve rrezikojnë të ndërpriten.
Sipas zyrtarëve rusë kometentet e presidentit amerikan për homologun rus, Vladimir Putin janë të papranueshme. Javën e kaluar, Joe Biden e quajti homologun e tij rus “kriminel lufte”.
Kremlini nuk i mori për mirë komentet, duke i përshkruar ato si “retorikë të papranueshme dhe të pafalshme”.