Rusët bombardojnë bllokun e banesave në Ukrainë, 3 viktima, mes tyre 2 fëmijë

Tre persona, dy prej tyre fëmijë, janë vrarë në një sulm në një bllok banesash në qytetin lindor të Rubizhne, tha kreu i autoritetit ushtarak në Luhansk.

“Tragjedia ndodhi në mbrëmje, kur ushtria ruse intensifikoi granatimet. Një predhë shpërtheu në katin e pestë”, tha Serhiy Haidai, duke shtuar se zjarri shpërtheu në një biznes dhe një institucion arsimor.

Rajoni i Luhanskut është një nga objektivat kryesore të ushtrisë ruse, pasi ajo përpiqet të pushtojë zonat lindore që nuk u kapën nga separatistët e mbështetur nga Rusia në luftën që filloi në 2014.

Në fundjavë Haidai tha se më shumë se 60 civilë ishin vrarë në rajon që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Një nga qytetet më të goditura është Severodonetsk dhe kreu i ushtrisë rajonale tha se ishte rënë dakord për një korridor evakuimi si për atë qytet ashtu edhe për Rubizhne, por ai paralajmëroi njerëzit që përpiqeshin të largoheshin për rrezikun e bombardimeve të mëtejshme.


Shtuar 23.03.2022 10:23