Rudina Hajdari, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku do të votohet kryetari i ri, ka garantuar se nuk do të ketë njeri që do të përjashtojë njeri nga PD. Ai u shpreh se ishte faji i saj që pranoi përjashtimin e ish-liderit.
“Jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju kërkoj falje dhe ju garantoj që nuk do të ketë njeri që do të përjashtojë njeri nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit, nuk do të lejoj kurrë nga sot e tutje që edhe po më përjashtuan unë do të rri këtu në këtë sallë dhe ky duhet të jetë premtimi i të gjithë juve. Kështu duhet të jetë betimit i gjithsecilit prej jush, mos largohet askush”, tha Rudina Hajdari./albeu.com