“Rrugorja” bën nanim në Tiranë me ndihmën e makinës inteligjente, 21 leje drejtimi të pezulluara në 24 orë (VIDEO)

Policia Rrugore në Tiranë vazhdon kontrollet intensive në të gjitha zonate kryeqytetit për rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas njoftimit të “Rrugores” vetëm në 24 orët e fundit janë pezulluar 21 leje drejtimi për periudha nga 1 deri në 18 muaj.

Po ashtu janë vendosur edhe 146 masa administrative për tejkalimin shpejtësie

Njoftimi:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet dhe në hyrje-daljet e tij.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, janë pezulluar 21 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 18 muaj, raste të përsëritura, për qarkullim me shpejtësi më shumë se 20 km/h në zonat urbane dhe me shumë se 30 km/h jashtë zonave urbane.

Janë vendosur 146 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë jo më shumë se 10 km/h, të cilat variojnë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, 122 masa administrative janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë më shumë se 10 km/h dhe jo më shumë se 30 km/h, të cilat variojnë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj;

Po si rezultat i përdorimit të një prej makinave inteligjente nga Policia Rrugore e Tiranës, pjesë e flotës së automjeteve që iu shtua së fundi Policisë Rrugore, janë konstatuar dhe ndëshkuar 34 drejtues mjetesh që përdorin celularin gjatë drejtimit të mejtit, 37 për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 29 për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu, janë bllokuar 21 automjete të shpallura “Alert”, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, të skanuara nga makina inteligjente, gjatë muajit qershor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha akset monitorohen me dronë edukues, makina inteligjente, radarë automatikë, kamera e aparate fotografike. /albeu.com