“Rrugët e kashtës Rama-Balluku po shemben!”- Berisha: SPAK kërkoi heqjen e imunitetit, ai mbrojti Belindën dhe krimet e tij! Mendon se i mbylle dosjet, por…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtare të PD-së, ka sjellë në vëmendje investimet infrastrukturore gjatë kohës së qeverisë së tij, ku theksoi se ato janë ndërtuar nga kompani të huaja që kishin oferta të mira dhe ofronin garanci, ndryshe nga ndërtimet e qeverisë Rama.

“Ju jeni dëshmitarë se në vitet 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, autostrada, tunele. Ato i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe SHBA-së. Po pse i ndërtuan ato?

Të lidhura

None found

Mendoni se diskriminonim shqiptarët? Absolutisht jo, por sillnin oferta më të mira dhe kishin garanci. Shikoni rrugët e tyre 13 vite më parë dhe rrugët e kashtës Rama-Balluku që shemben njëra pas tjetrës”, tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se mbrojti veten e tij dhe Belinda Ballukun duke refuzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit dhe kryeministri ta mbrojë atë. Edi Rama mbron veten e tij, nuk po mbron Lubinë, nuk mbron Lindat e tij, por krimet e tij”, tha kryedemokrati.

Në fund, Berisha e cilësoi Ramën “plaçkitës i votës” dhe “hajdut të pasurive publike dhe fondeve” dhe e paralajmëroi duke deklaruar se: “ti mendon se i mbylle dosjet, por ne ato dosje nuk t’i mbyllim kurrë.”

Berisha: Ne do të bëjmë çdo gjë për të zbatuar ligjin e konfliktit të interesit, që Edi Rama e ka përjashtuar. Do të bëjmë gjithçka për transparencën.

Miq, ku jemi sot, ju jeni dëshmitarë se në vitet 2005-2013 u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë, autostrada, tunele. Ato i ndërtuan kompanitë më të mëdha të Europës dhe SHBA-së. Po pse i ndërtuan ato? Mendoni se diskriminonim shqiptarët? Absolutisht jo, por sillnin oferta më të mira dhe kishin garanci. Shikoni rrugët e tyre 13 vite më parë dhe rrugët e kashtës Rama-Balluku që shemben njëra pas tjetrës.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk është imagjinuar ndonjëherë që prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit dhe kryeministri ta mbrojë atë. Edi Rama mbron veten e tij, nuk po mbron Lubinë, nuk mbron Lindat e tij, por krimet e tij.

Tani, duhet t’i them këtu, ti mendon se i mbylle dosjet, por ne ato dosje nuk t’i mbyllim kurrë. Tani, Edi Rama, beteja jonë do të jetë ajo që s’e ke parë ndonjëherë. Je kapur plaçkitës i votës, si hajdut i pasurive publike dhe fondeve, ke zero legjitimitet.


Shtuar 30.05.2026 13:55

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom telegramMadridbetMadridbetcasibom girişhilbetmadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetmatbetMarsbahis GüncelJojobetCasibomcasibom telegramJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom Girişcasibom