Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Berisha: Kjo parti nuk shitet dhe as mposhtet, Rama ndërmori sulmin për të na asgjësuar, por gaboi, donte një ‘opozitë fasadë’

Këtë të shtunë, gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndërmori një sulm për asgjësimin e opozitës, duke synuar, sipas tij, shndërrimin e Partisë Demokratike në një “opozitë fasadë”.

Berisha deklaroi se pavarësisht përpjekjeve për të dobësuar dhe eliminuar, demokratët arritën të ringrihen, ndërsa theksoi se PD as shitet, as blihet dhe as mposhtet.

Të lidhura

None found

“Ndërmori sulmin për asgjësimin e Partisë Demokratike, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti, është për moral. Kjo parti është për ideale, vlera. As nuk blihet, as nuk shitet, as nuk mposhtet kurrë”, u shpreh Berisha.

Në vijim të fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka ndërmarrë çdo veprim për të zhdukur Partinë Demokratike, duke i marrë vulë, flamurin, emrin dhe madje, sipas tij, duke e privuar edhe nga financimet.

“Narkodiktatori i George Soros bëri gjithçka që të eliminonte PD-në, i mori vulën, flamurin, i hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë, e izoloi përkohësisht nga mbarë bota, por ne, në ligjin tonë më themelor themi se sa herë rrëzohemi, ngrihemi për të vazhduar në betejën tonë”, përfundoi Berisha.

Sali Berisha: Erdhi një moment kur Edi Rama vendosi si moral dhe platformë të regjimit të tij moralin dhe platformën e tërë atyre xhelatëve të tij. Ndërmori sulmin për asgjësimin e Partisë Demokratike, për shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj. Por gaboi. Nuk është për treg kjo parti, është për moral. Kjo parti është për ideale, vlera. As nuk blihet, as nuk shitet, as nuk mposhtet kurrë.

Ndaj dhe u ngritëm. U ngritëm në një kohë kur dukej se edhe tokën, edhe qiellin e kishim kundër nesh. U ngritëm në atë kohë sepse ishim të pathyeshëm në besimin tonë tek e vërteta. U ngritëm, na e imponuan, jo se deshëm, por midis të gjithave zgjodhëm të mbrojmë të vërtetën.

Ndaj dhe ju këtu uleni krenarë dhe vini në këtë sallë, këtu, si gardianë të pluralizmit, të sovranitetit të kombit, të vlerave, të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Narkodiktatori i George Soros bëri gjithçka që të eliminonte PD-në, i mori vulën, flamurin, i hoqi emrin, i privoi të gjitha financimet dhe kjo vetëm e vetëm në mënyrë që ta ndrynte atë në banesën e harresës së historisë, e izoloi përkohësisht nga mbarë bota, por ne, në ligjin tonë më themelor themi se sa herë rrëzohemi, ngrihemi për të vazhduar në betejën tonë.


Shtuar 30.05.2026 13:20

ganobetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom telegramMadridbetMadridbetcasibom girişmadridbet girişJojobetganobetpokerklasjojobetjojobetmatbetMarsbahis GüncelJojobetCasibomcasibom telegramJojobetGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026GrandPashaBet Şikayetjojobet girişcasibomCasibom Giriş